Avokati Braho jep arsyet pse Presidenti veproi drejt me kandidaturën e Marsida Xhaferllarit

Shqipëria

Avokati Braho jep arsyet pse Presidenti veproi drejt me kandidaturën e Marsida Xhaferllarit

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 20:06
Ledio Braho

Avokati, Ledio Braho, ka shpjeguar vendimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta për të dekretuar kandidaturën e Marsida Xhaferrllarit si anëtaren e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese dhe jo kandidaturën e Arta Vorpsit.

Braho: Proceduara në rastin konkret është shkelur nga Kuvendi dhe nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe jo nga Presidenti. Dihej radha e emërimeve. Është e qartë, Ishte Presidenti më pas Kuvendi sërish Presidenti dhe më pas Kuvendi. Këta i çuan Presidentit dy kandidatura. Presidenti duke e mos quajtur legjitime botimin në fletorën e zyrtare të rënditjes sot ka dekretuar Marsida Xhaferrllarin si kandidaturë. Atë që do të thërrasë Presidenti për tu betuar ajo do të jetë edhe antare e Gjykatës Kushtetuese. 

Në këtë rast besoj se do jetë Marsida Xhaferrllari dhe jo Arta Vorpsi. Ky ngërç nuk ka si të zgjidhej. Kur të bëtohen para Presidentit ata do jenë edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Kështu që Kuvendi duhet të pranojë shkeljen e ligji se si shkeli radhën me vakancat dhe të betohen. Arta Vorpsi nëse nuk thirret nga Presidenti për të bërë betimin nuk është gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese. Nuk është vonesë. Thjesht maxhoranca ka pasur për qëllim të thërrasë ato gjyqtarë që i shkojnë për shtat maxhorancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat