Meta: Kreu i KED po bën filma, s'ngeli budalla pa e kuptuar vec të korruptuarve

Shqipëria

Meta: Kreu i KED po bën filma, s'ngeli budalla pa e kuptuar vec të korruptuarve

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 20:58
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta i quajti qesharake intepretimet se i ka mbaruar afati kreut të shtetit sa i takon emërimeve të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese. 

"Kjo është e turpshme, absurd dhe mafioze" tha Meta ne konference per median, dhe tha se kryetari i KED-se Ardian Dvorani po ben lojra.

Ilir Meta: "Intepretime qesharake thuhet se i ka mbaruar afati presidentit. Kjo është e turpshme, absurd dhe mafioze. Ju do shikoni në të gjithë dokumentin që shtjellon qartë aspektin kushtetues ligjor dhe administrative që dokumentojnë marrëdhënien e presidentit me KED e cila nuk është e re, Gjatë gjithë këtij procesi kemi qenë në një marrëdhënie institucionale zyrtare. 

Shqetësimet nuk i kemi bërë publike se nuk kemi dashur ta dëmtojmë më shumë këtë proces sesa e bllokuan ata që e lanë qëllimisht 2 vjet pa Gjykatë Kushtetuese, bllokuan dy KED në mënyrë që të gjenin një kryetar KED që bën këto lojra e filma e nuk ka ngelur më budalla pa i kuptuar përvec të korruptuarve shqiptarë e ndërkombëtarë që janë shumë të korruptuar."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat