Shpejtësi 204 km/h, apeli i Policisë: Mos fluturoni, familja pret TY të shkosh në shtëpi, jo patenta pa ty

Shqipëria

Shpejtësi 204 km/h, apeli i Policisë: Mos fluturoni, familja pret TY të shkosh në shtëpi, jo patenta pa ty

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 08:15
Ilustrim

Pas aksidenteve me pasojë vdekje ditëve të fundit, Policia Rrugore ka monitoruar me radar aksion Tiranë-Elbasan.

Prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme (13 nëntor) e deri në orën 00:30, janë pezulluar 28 Patenta për shpejtësi nga 140 km/h deri në 204 km/h.

Apeli që policia i bën të gjithë drejtuesve të mjeteve është: "Mos fluturoni se në rastin më të mirë ju pret policia, e në rastin më të keq ju pret ambulanca".

"Duaje jetën, jetoje atë, familja pret TY të shkosh në shtëpi, jo patenta pa ty", thuhet në mesazhet sensibilizuese të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat