Akuzohet për tjetërsim prone në bregdet, rikthehet në burg biznesmeni në Vlorë

Shqipëria

Akuzohet për tjetërsim prone në bregdet, rikthehet në burg biznesmeni në Vlorë

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 12:30
Pëllumb Petritaj

Është rikthyer në qeli Pëllumb Petritaj. Biznesmeni gjykohet si person kyç për një sërë dosjesh të bujshme për tjetërsimin e pronave në bregdet.

Seanca u mbajt në Gjykatën e Vlorës të hënën. 

Prokurori Albert Kulici kërkoi ndryshimin e masës së arrestit nga “garanci pasurore” në “arrest me burg”. 

Ndërkohë forcat e rendit kanë bërë të mundur ndalimin e Petritaj duke e rikthyer në qeli.

Biznesmeni 54-vjeçar u lirua nga burgu në 7 maj të këtij viti në këmbim të garancisë pasurore 2.5 milion lek.

Petritaj ishte arrestuar 7 muaj para lirimit në maj.

Petritaj akuzohej për tjetërsim tokash në Karaburun dhe Zvërnec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat