Bomba e Metës: Do të kallëzoj penalisht Ardian Dvoranin!

Shqipëria

Bomba e Metës: Do të kallëzoj penalisht Ardian Dvoranin!

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 16:07
Ilir Meta dhe Ardian Dvorani

Pasi gjykata Kushtetuese i dha të drejtë në emërimin dhe betimin e Marsida Xhaferllarin në këtë institucion, Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se të hënë do të kallëzojë penalisht kreun e këshillit të emërimeve në drejtësi Ardian Dvorani

Meta: Gëzuar për fillimin e funksionimit të gjykatës Kushtetuese! Dëshiroj t’ju bëj të ditur vendimin tim si President për të paraqitur ditën e hënë kallëzim penal si President i Republikës kundër zotit Ardian Dvorani, me detyrë kryetar i Këshillit të Emërimve në Drejtësi, me adresë në Gjykatën e Lartë

E akuzoj atë për këto vepra: shpërdorim detyre, përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore, pasi nga tërësia e rrethanave vlerësohet se ai me dashje ka shpërdoruar postin e drejtuesit të KED-së dhe ka marrë përsipër të kryejë një akt mafioz./EXPRESS

Meta është shprehur se qëllimisht kryetari i KED është marrë personalisht me listat e dërguara drejt parlamentit e presidentit dhe ka planifikuar po qëllimisht që të fusë në shkelje kushtetuese e ligjore Presidentin e Republikës.

Meta: Rezulton se kryetari i KED, 6 ditë pas sjelljes së listave tek Presidenti, i ka dërguar listat më tutje Parlamentit. Nuk paraqitet asnjë arsye se përse janë dërguar dy lista njehërazi tek Presidenti. Të dashur gazetarë, kur ky organ kplegjial kur këta lista i ka renditur në një ditë… përse ky kryetar ia çon Presidentit përpara dhe zgjedh që t’ja çojë kuvendit 6 ditë më vonë dhe theksoj, pasi i ka dërguar Presidenti letër. Në rastin më të keq, çdo budalla mund të thotë po përse nuk ia dërgoi ky në të njëjtën ditë dy listat presidentit e kuvendit?!

Këto veprime nuk përkojnë aspak me rendin kronologjik të detyrueshëm nga Kushtetuta. Kjo ishte një manovër e qëllimshme që Presidenti të shkelte kushtetutën duke zgjedhur eventualisht dy anëtarë të gjykatës Kushtetuese njëherazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat