Ilir Meta kallëzon penalisht kryetarin e KED, ja për çfarë e akuzon

Shqipëria

Ilir Meta kallëzon penalisht kryetarin e KED, ja për çfarë e akuzon

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 19:56
Ilir Meta/

Presidenti kallëzon penalisht kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Ka qenë vetë kreu i shtetit që përmes një konference për mediat të mbajtur sot bëri me dije se të hënën do të kallëzojë penalisht Ardian Dvoranin.

“Dëshiroj t’ju bëj të ditur vendimin për të paraqitur ditën e hënë kallëzim penal si President i Republikës kundër z. Ardian Dvorani, me detyrë kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Unë President i Republikës e akuzoj Ardian Dvoranin për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘përvetësimi i titulli’ ”, tha Meta.

“Ai me dashje ka shpërdoruar funksionin publik dhe ka marrë përsipër të ushtrojë një akt mafioz”, thekson kreu i shtetit në konferencën për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat