Studentët u rikthehen protestave, akuzojnë policinë për dhunë

Shqipëria

Studentët u rikthehen protestave, akuzojnë policinë për dhunë

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 17:58
Foto

Disa te rinj u janë rikthyer protestave me kërkesat për të mbrojtur të drejtën e studentëve. Prej disa ditësh janë organizuar disa tubime, në të cilat nuk kanë munguar as përplasjet me policinë. Në facebook janë vetë të rinjtë që kanë publikuar dy video me pretendimin se ata janë dhunuar.

Madje sipas tyre dy aktivistë të Lëvizjes Për Universitetin të angazhuar në aksionin ndërgjegjësues në Qytetin Studenti janë marrë në pyetje.

Në reagim thuhet se gjatë pyetjeve u janë kërkuar informacione për planet dhe mënyrën e organizimit të Lëvizjes për Universitetin.

Kjo pasi në datën 4 dhjetor është paralajmëruar një tjetër tubim në kryeqytet. Sipas aktivistëve janë edhe administratorët e konvikteve që kanë kërcënuar aktivistët me përjashtim nëse do të vazhdojnë rezistencën.

Për këta të fundit madje është paralajmëruar edhe një padi për kanosje dhe shpërdorim të detyrës.

Një vit më parë studentët u ngritën në protesta duke kërkuar ulje të tarifave si dhe plotësimin e disa kushteve. Pas tubimeve kryeministri Rama premtoi paktin për universitetin ku parashikohej plotësimi i kërkesave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat