Masat për ndeshjen e Shqipërisë me Francën, policia ndalon të riun - Bota Sot
Masat për ndeshjen e Shqipërisë me Francën, policia ndalon të riun

Shqipëria

Masat për ndeshjen e Shqipërisë me Francën, policia ndalon të riun

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Ndeshja me Shqipërisë dhe Francës, që do të luhet mbrëmjen e sotme, ka bërë që policia të marrë masa të rrepta për ndalimin e fishekzjarrëve dhe kapsollave në stadium.

Kështu policia njofton se, si pasojë e shtimit të masave të kontrollin, që kanë nisur që në pikat kufitare, është kapur një shtetas kosovar, i cili kishte një çante shpinë plot me fishekzjarrë dhe kapsolla.

Njoftimi i policisë:

“Policia e Shtetit Në kuadër të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë , parandalimin e futjes së fishekzjarrëve dhe kapsollave në stadium gjatë ndeshjes që do luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Arena Kombëtare”, në Tiranë, Policia ka shtuar masat e kontrollit duke filluar që në hyrje në pikat e kalimit kufitarë dhe deri në momentin që tifozët do hyjnë në stadium.

Si rezultat i masave të marra, Policia Kufitare e Morinës gjatë kontrollit të ushtruar së bashku me autoritetin doganor në autobusin me drejtues shtetasin kosovar B. M, gjeti një çantë shpine me fishekzjarrë dhe kapsolla, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në këtë autobus udhëtonin në mënyrë të organizuar shtetas kosovarë për të marrë pjesë në ndeshjen e futbollit Shqipëri-Francë.

Kontrollet e rrepta do vijojnë në të gjitha pikat e kalimit kufitar, dhe në çdo ambient ku dyshohet se mund të ketë fishekzjarre dhe kapsolla, si dhe për elementë me precedent kriminal që mund të tentojnë për të hyrë në stadium”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat