Bënë për spital 30- vjeçarin, arrestohen 3 persona në Berat

Shqipëria

Bënë për spital 30- vjeçarin, arrestohen 3 persona në Berat

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

3 persona janë vënë në prangat e policisë së Beratit pasi akuzohen se kanë dhunuar një 300 vjeçar, cili ka përfunduar në spital si pasojë e plagëve të marra.

I lënduari mësohet se nuk ka ndonjë rrezik për jetën.

“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: F.G, 17 vjeç, J.B, 23 vjeç dhe K.M, 18 vjeç, të tre banues në Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “13 Shtatori” në bashkëpunim me njeri-tjetrin, për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht shtetasin N.Ç, 30 vjeç, banues në fshatin Duhanas, Berat, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Berat”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ”Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 88, 25 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat