Aksident në Fushë-Krujë, 3 persona dërgohen me urgjencë në Tiranë

Shqipëria

Aksident në Fushë-Krujë, 3 persona dërgohen me urgjencë në Tiranë

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksident të rëndë që ka ndodhur në aksin Fushë Krujë – Laç, pranë vendit të quajtur Kthesa e Gjelit ku makina e të plagosurve është përplasur me një mur anash rrugës.

Të plagosurit janë  Hajrie Dika, Festim Dika dhe Klementina Mesi të cilët janë dërguar me urgjencë për në spitalin e traumës në Tiranë. Për shkak të plagëve të rënda që kanë pësuar gjendja e tyre është kritike.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkak për këtë aksident mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin tre të plagosurit.

Po kështu një aksident tjetër ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një 77-vjeçar H. ZH. është përplasur nga autobusi në rrugën e “Durrësit”.

Sipas policisë, i  moshuari, i cili mbeti i plagosur është dërguar me urgjencë në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat