Thirrjet "Rama ik" në stadium, Basha: Të dëgjojë zërin e shqiptarëve, të hapë rrugën

Shqipëria

Thirrjet "Rama ik" në stadium, Basha: Të dëgjojë zërin e shqiptarëve, të hapë rrugën

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 14:07
Lulzim Basha

Nga Lezha, kreu i opozitës Lulzim Basha, komentoi thirrjet në kor të tifozëve "Rama ik" gjatë mbrëmjes së djeshme në stadiumin e ri kombëtar ku u luajt sfida Shqipëri-Francë.

Basha tha se Rama duke të dëgjojë zërin e shqiptarëve dhe të hapë rrugën.

Basha: Të gjithë e dëgjuam jehonën e zërit të shqiptarëve dje në stadium, mesazhi i qartë i shqiptarëve krenarë dhe të vendosur që i thanë Edi Ramës largohu, çliroje vendin nga qeverisja jote e dështuar nga korrupsioni. Hap rrugën! Nuk është më vetëm opozita, janë të gjithë shqiptarët që e kërkojnë këtë. Bën mirë ti vërë veshin zërit të shqiptarëve dhe të hapë rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore sipas Kushtetutës që janë dhe zgjidhja e kësaj krize të rëndë që ka pllakosur.

Basha tha se jeta e fermerit është bërë shumë e vështirë për shkak të rritjes së kostos dhe braktisjes nga shteti.

Ai u premtoi fermerëve të Lezhës se në kontrast me atë që kanë provuar me këtë qeveri, PD do tu ofrojë zgjidhje dhe mbështetje.

Basha: Bujqësia prioritet në buxhetin e shtetit? Rama jep 120 milion euro për 10 oligarkë, për fermerët vetëm një të dhjetën. Qeveria e PD do ofrojë zgjidhje jo propagandë boshe mashtrimi. As në Japoni nuk ndërtohen 17 km rrugë me 300 milion euro, siç ndërton kjo qeveri në Milot-Balldre. Prandaj nuk ka para për fermerët dhe pagat më të ulta në rajon. Buxheti i shtetit po të administrohet mirë ka mumdësi të mbështesë fermerët dhe jo të gjithë lekët të shkojnë për një grusht oligarkësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat