A do e shpërndajë Meta parlamentin? Ja ç’thotë presidenti - Bota Sot
A do e shpërndajë Meta parlamentin? Ja ç’thotë presidenti

Shqipëria

A do e shpërndajë Meta parlamentin? Ja ç’thotë presidenti

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 23:05
Ilir Meta

A do e shpërndajë Meta parlamentin?

Presidenti Meta nuk dha një përgjigje konkrete në Open, por u shpreh se: Parlamenti një ditë do shpërndahet, kot sa rri dhe kështu si është. Ju e dini që me dekret të presidentit shpërndahen. Ata duhet ta kuptojnë vetë që duhet të shkojnë të votohen.

Unë kam ca punë të tjera më të rëndësishme se kaq. Unë mendoj që ka ardhur koha e referendumeve sepse këtu nuk funksionon dialogu politik kemi lidera që nuk marrin përgjegjësi për ato që bëjnë. Prandaj tu japin mundësi qytetarëve të shprehen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat