Presidenti Meta, i ashpër: Do jem i rreptë me çdo vagabond ndërkombëtar - Bota Sot
Presidenti Meta, i ashpër: Do jem i rreptë me çdo vagabond ndërkombëtar

Shqipëria

Presidenti Meta, i ashpër: Do jem i rreptë me çdo vagabond ndërkombëtar

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 23:18
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta u tregua i ashpër këtë mbrëmje për disa diplomatë, që sipas tij sillen si vagabondë me popullin shqiptar.

Duke folur në emisionin Open, Meta tha se do t’i shkojë deri në fund kësaj beteje që ka nisur.

"Duhet ta kuptojë çdo vagabond ndërkombëtar, se Presidenti i Republikës do të jetë shumë i qartë në raport me ata që fyejnë popullin shqiptar- tha Meta.

"Si shumë i qartë?"- e pyeti Eni Vasili.

"I qartë ashtu siç ndodhi me Boschard,"- tha Meta.

Presidenti Ilir Meta ka shpallur të padëshirueshëm ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt.

Në letrën dërguar Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenhagen, Meta shkruan  se Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchadt nuk është më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat