I padëshiruar nga Presidenti Meta, Borchardt-gazetarëve: Me lini të qetë! - Bota Sot
I padëshiruar nga Presidenti Meta, Borchardt-gazetarëve: Me lini të qetë!

Shqipëria

I padëshiruar nga Presidenti Meta, Borchardt-gazetarëve: Me lini të qetë!

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 08:03
Bernd Borchardt

Ambasadori i OSBE në vendin tonë Bernd Borchardt ka reaguar pas refuzimit që i bëri Presidenti Ilir Meta.

"OSBE është organizatë dhe priret drejt dialogut. Me lini të qetë", është shprehur ambasadori, pas takimit që pati me zyrtarë të opozitës.

Vendimi i Presidentit Meta u refuzua të komentohet edhe nga zyrtarët e Asamblesë së OSBE.

"Nuk preferoj të komentoj vendimin e Presidentit Ilir Meta", tha Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë, Montella.

Gazetari i Ora News, Elio Laze tha se në takimin me OSBE me opozitën është diskutuar për Reformën Zgjedhore.

“Burime brenda mbledhjes kanë konfirmuar se është diskutuar për Reformën Zgjedhore dhe se si do të vijojnë bisedimet për zgjidhjen e një ngërçi që ka përfshirë vendin. Në dalje të delegacionit Borchardt është pyetur nga mediat për vendimin e Presidentit për të mos e qasur më në Presidencë për arsyet e sipërpërmenduar dhe Borchardt thjeshtë tha se OSBE është një organizatë e ligjshme në Shqipëri dhe ka shtyrë mikrofonat”, tha gazetari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat