Diskutim për “situatën dramatike”, Basha dhe aleatët mbërrijnë në Presidencë - Bota Sot
Diskutim për “situatën dramatike”, Basha dhe aleatët mbërrijnë në Presidencë

Shqipëria

Diskutim për “situatën dramatike”, Basha dhe aleatët mbërrijnë në Presidencë

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 09:25
Foto

Lulzim Basha dhe aleatët kanë hyrë nga dyer të ndryshme mëngjesin e sotëm në Presidencë. Ilir Meta ka ftuar partitë opozitare jashtëparlamentare për të diskutuar mbi “situatën dramatike në të cilën ndodhet vendi”, siç ai shprehej në letrën e dërguar para pak ditësh.

Basha dhe krerët e partive aleate kanë zgjedhur të hyjnë të ndarë në selinë e kreut të shtetit. Kryeopozitari nga dera kryesore dhe aleatët nga pas.

Lëvizja Socialiste për Integrim përfaqësohet në këtë takim nga Petrit Vasili dhe jo nga kryetarja Monika Kryemadhi, e cila është edhe bashkëshortja e Presidentit.

Në letrën e dërguar tre ditë më parë, Meta shprehej: “Nisur nga situata dramatike, në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të papranueshme, ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejt”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat