Franca e konsideron interesant propozimin e shtatë vendeve evropiane për Shqipërinë

Shqipëria

Franca e konsideron interesant propozimin e shtatë vendeve evropiane për Shqipërinë

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 15:43
Ilustrim

Franca ka mbështetjen e Holandës dhe Danimarkës, por pozicioni i disa shteteve anëtare, përfshirë Italinë, që ftuan Komisionin Evropian të paraqesë propozimet e tij për procesin e zgjerimit të BE-së, është interesant, deklaroi sekretarja franceze e Shtetit për Evropën dhe Çështje Evropiane, Amelie de Montchalin.

“Sot ne shohim që zgjerimi ashtu siç është, nuk funksionon, sepse është jashtëzakonisht i ngadaltë dhe gjatë negociatave nuk ka përfitime konkrete për qytetarët e vendeve kandidate’’, theksoi Montchalin.

”Nëse BE vazhdon të negociojë me sistemin aktual, do të jetë e kufizuar për të bërë administratë, ndërsa investimet në rajon do të bëhen nga të tjerët”, shtoi ajo.

”Parisi, synon të paraqesë një procedurë më efikase brenda samitit të Zagrebit në vitin  2020”, theksoi Amelie de Montchalin.

Ky reagim ka ardhur pasi Italia dhe gjashtë vende të Bashkimit Evropian i kërkuan Komisionit Evropian nëpërmjet një letre të shtjellojë konkretisht propozimet për përmirësimin e efektivitetit të procesit të zgjerimit të Ballkanit Perëndimor brenda janarit të 2020.

Letra i drejtohet presidentit të ekzekutivit të Bashkimit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe është nënshkruar nga ministrat e Jashtëm të Italisë, Austrisë, Kroacisë, Polonisë, Republikës Çeke, Sllovenisë dhe Sllovakisë.

“Është e vërtetë që procesi i pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor vazhdon ngadalë dhe në mënyrë të parregullt, por, duhet të vazhdojë pa vonesa të panevojshme”, shkruajnë krerët e diplomacive të shtatë vendeve.

Krerët theksojnë se “janë të gatshëm për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive për një reformë të zgjerimit të BE-së, me objektiv fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në muajin mars 2020″.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat