Emërimet në Kushtetuese, Ironia e Gjonit: Një e ardhme e ndritur na pret

Shqipëria

Emërimet në Kushtetuese, Ironia e Gjonit: Një e ardhme e ndritur na pret

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 00:19
Edlira Gjoni

Ekspertja e komunikimit, Edlira Gjoni e ftuar në emisionin “Tempora”  nuk e kurseu ironinë për të gjithë zhurmën e  krijuar me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Edlira Gjoni: Pas kësaj anarkie që e tha zoti Nishani, do doja të ndalesha asaj që është një anarki e vërtetë. Lajmi i mirë është që sa shumë mendohen partitë politike dhe KED për shqiptarët. Një e ardhme e ndritur na pret sepse diçka do dalë nga gjithë kjo zhurmë e madhe se nuk ka mundësi. Në vend që të arrinim diçka kemi bërë regres me këtë punën e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, është anarki dhe për mua është e gjitha me dashje. Më bën përshtypje që kjo puna e procedurave që ne jemi masterizuar në 30 vjet. I mbyllim dhe i hapim çështjet që duhen të pamenduara ligjërisht dhe politikisht, ka lojëra, një mjedisi negativ, ka kalë troje. Mazhoranca duhet se ka bërë një lojë të pisët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat