PS kërkon me çdo kusht shkarkimin e Metës

Shqipëria

PS kërkon me çdo kusht shkarkimin e Metës

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 15:17
Taulant Balla

Mazhoranca është e vendosur ta shkarkojë me çdo mënyrë Presidentin e Republikës Ilir Meta. Një grup deputetësh të PS i kërkojnë Komisionit hetimor të marrë në shqyrtim edhe përplasjen e Kreut të Shtetit  me Parlamentin dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Taulant Balla: “Marsida Xhaferllari nuk mund të jetë anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Është cenuar e drejta e një gjyqtari Kushtetues të ushtrojë detyrën. Dy, është shkelur detyrimi kushtetues për të realizuar betimin e gjyqtarit të Kushtetueses. Tre, funksionaliteti i vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese dhe katër është dënuar e drejta e subjekteve për një proces të rregull kushtetues brenda afateve të arsyeshme.”

Shkarkimi i Ilir Metës është kthyer në një objektiv kryesor për socialistët, por nga ana tjetër Presidenti i ka kujtuar mazhorancës se me një dekret shpërndahet Parlamenti.

Taulant Balla: “Kuvendi e ka të drejtë të shkarkojë Presidentin e Republikës ndërsa Presidenti i Republikës së Shqipërisë flet ëndërra me sy hapur kur flet për gjoja dekrete që shpërndajnë Parlamentin.”

Për mazhorancën, angazhimi i Kreut të Shtetit Meta për të takuar ish-Presidentat nuk është për të zgjidhur krizën politike, por për të shpëtuar vetën e tij.

Taulant Balla: “Nuk dua të bëj komente për gomone të shpuara ku pretendon të shpëtojë Ilir Meta.”

Komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta pritet të shtrihet edhe vitin e ardhshëm pasi me zgjerimin e objektit të punës do t’i duhet më shumë kohë se sa 8 dhjetori që i përfundon mandati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat