Andoni: Parlamenti duhet të ketë më shumë respekt për Presidentin Meta

Shqipëria

Andoni: Parlamenti duhet të ketë më shumë respekt për Presidentin Meta

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 22:42
Ben Andoni

Gazetari Ben Andoni iu ftuar në emisionin “Arena” u shpreh se Parlamenti duhet të kishte më shumë respekt për presidentin Ilir Meta.

Sipas tij edhe Meta kishte mundësi të ndiqte një rrugë tjetër dhe shmangte konfliktet, megjithëse i jep të drejtë.

Ben Andoni: Të dyja palët janë përdorur. Parlamenti përdoret normalisht edhe presidenti bën lojën e tij. Kur shkon ti shikon që është real ai përcaktimi që djalli fshihet në detaje. Po të shohësh reagimet e juristëve për të dyja krahët, realisht befasohesh. Të paktën një njeri i zakonshëm nuk arrin ta kuptojë sepse të dy palët kanë të drejtë. Nga ne shikohet që gjithçka bëhet për ta kapur atë Gjykatën Kushtetuese. Parlamenti në këtë stad ku është duhet të kishte me shumë respekt për Presidentin Meta dhe mos të vepronte me këto cicmicet e vogla siç kanë bërë. Edhe Presidenti ka kohë, megjithëse i jap të drejtë, që të ndiqte një rrugë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat