Edi Rama kërkon falje për incidentin me hartën: Kosova është pika jonë e dobët

Shqipëria

Edi Rama kërkon falje për incidentin me hartën: Kosova është pika jonë e dobët

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 23:34
Edi Rama

Pas huqjes që u bë nga faqja zyrtare e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Facebook, ku Kosova u paraqit si pjesë e Serbisë, Rama ka sqaruar se ishte një gabim i lëshuar pa dashje, dhe ka bërë me dije se Kosova është  pjesa tjetër e kombit.

Rama a thënë se Kosovën do ta mbrojnë në të gjitha kancelaritë Europiane, dhe gjithashtu ka njoftuar se është shkarkuar nga detyra personi që ka publikuar atë video në faqen e tij.

“Kosova është pjesa tjetër e kombit dhe pika jonë e dobët që do ta mbrojmë në të gjitha kancelaritë Evropiane”, ka thënë Rama.

Ky është reagimi i tij i plotë:

Kërkojmë ndjesë për incidentin në lidhje me hartën që po keqpërdorët nga kundërshtarët këtej e andej , asgjë me dashje një gabim në konstruktin e videos të një punëtori të kryeministrisë i cili u shkarkua menjëherë, video u azhornua!

Kosova është pjesa tjetër e kombit dhe pika jonë e dobët që do ta mbrojmë në të gjitha kancelaritë Evropiane!

Ndjesë për incidentin!
#BASHKË/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat