Kushtetuesja në Venecia? Zëdhënësi i Presidenti: Mjaft më “Rule of Embassy”, koha për “Rule of Law”

Shqipëria

Kushtetuesja në Venecia? Zëdhënësi i Presidenti: Mjaft më “Rule of Embassy”, koha për “Rule of Law”

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 10:07
Tedi Blushi

Presidenca nuk e sheh aspak të nevojshme opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me ngërçin e krijuar me Gjykatën Kushtetuese.

Në një reagim në facebook, zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi thotë se "garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit".

Sipas tij, tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës".

"Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik" thotë Blushi duke shtuar se
rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë.

"Rruga e Kavajës të çon në Kavajë! Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!" përfundon Blushi.

BE dhe ShBA insistojnë që situatën e krijuar me Gjykatën Kushtetuese palët ta zgjidhin  me Komisionin e Venecias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat