Nuk ndalen reshjet e shiut, ja parashikimi i motit për nesër

Shqipëria

Nuk ndalen reshjet e shiut, ja parashikimi i motit për nesër

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 17:09
Ilustrim

Vranësira dhe reshjet e shiut do vazhdojnë ta shoqërojnë vendin tonë edhe nesër (22 nëntor 2019).

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta por pasditja do të ketë reshje shiu, sidomos në jug dhe veriperëndim të vendit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara duke u luhatur nga 2°C në orët e para të mëngjesit  deri në 19°C në darkë.

Ndërsa era do fryjë lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat