Kriza politike, Meta takohet me një tjetër ish-president

Shqipëria

Kriza politike, Meta takohet me një tjetër ish-president

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 18:45
Foto

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ditën e sotme ka takuar një tjetër ish-presidenti. Gjatë pasdites, në zyrën e Metës ka shkuar Bamir Topi, për të diskutuar për krizën politike në vend dhe ngërçin me Gjykatën Kushtetuese.

Ilir Meta ka pritur në zyrë në dy takime të vecanta edhe ish-presidentët Sali Berisha dhe  Rexhep Meidani.

Fillimisht Presidenti ftoi në takim opozitën e bashkuar jashtë parlamentit dhe Këshillin e Ambasadorëve Shqiptar dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat