Sllovakia e mbështetë ambasadorin e OSBE-së në Tiranë

Shqipëria

Sllovakia e mbështetë ambasadorin e OSBE-së në Tiranë

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 19:08
Foto nga Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt paraqiti sot në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, raportin vjetor të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Kryesia sllovake e OSBE-së falënderoi ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Borchardt për raportin e tij të përgjithshëm.

“Si kryesues të OSBE-së, ne mbështesim aktivitetet e prezencës së OSBE-së, nga nismat antikorrupsion, deri te projektet për mjedisin, nga mbrojtja e të drejtave të njeriut, te reformat në legjislativ, gjyqësor dhe media”, thuhet në një deklaratë të kryesisë sllovake të OSBE-së.

Reagimi i kryesisë sllovake të OSBE-së vjen pas deklarimit të presidentit Ilir Meta, i cili e shpalli person të padëshirueshëm në Shqipëri ambasadorin Borchardt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat