Veliaj: Kemi hapur disa palestra për strehim provizor. Pezullohen kopshtet dhe çerdhet

Shqipëria

Veliaj: Kemi hapur disa palestra për strehim provizor. Pezullohen kopshtet dhe çerdhet

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 07:37
Foto

Në një kohë që të gjitha grupet e emergjencës janë në terren, Bashkia e Tiranës ka hapur disa palestrave të shkollave për strehim provizor për të gjithë qytetarët.

Kryebashkiaku Veliaj njofton se sot pezullohet mësimi në të gjithë shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërsa do të bëhet edhe verifikimi I këtyre objekteve.

“Sot pezullohet mesimi ne gjithe shkollat, kopshtet e çerdhet e Tiranes! Na duhet te verifikojme çdo objekt e te mos rrezikojme femijet! Faleminderit per mirekuptimin ne nje situate aspak te lehte!

Disa palestra do te rrine hapur per strehim provizor”, shkruan Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat