Një tjetër person i gjallë, është nxjerr nga rrënojat në Thuman. Bëhet fjalë për një grua të moshuar.
Atë e kanë nxjerrë ekipet emergjente civile, ekipet e ushtrisë dhe policisë në Shqipëri, të cilët kanë duartrokitur në momentin e nxjerrjes së gruas, e cila mësohet se është në gjendje të mirë.
Ndërkohë, dyshohet edhe për personin e tretë të gjallë në Thuman.