Rrëqethëse, dëgjohen zëra nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmetet në Shqipëri

Shqipëria

Rrëqethëse, dëgjohen zëra nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmetet në Shqipëri

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 11:09
Pamje nga Shqipëria

Nga Thumana raportohet se nga rrënojat e tre pallateve të shembura nga tërmeti 6.4 ballë dëgjohen zëra për ndihmë.

“Dëgjohen zëra për ndihmë nga rrënojat janë disa persona nuk dihet numri i saktë”, tha një gazetar nga vendi i ngjarjes.

Deri tani në Thumanë janë konfirmuar dy të vdekur, ndërsa disa persona të tjerë ndodhen ende nën rrënoja.

Durrësi dhe Thumana janë zonat më të prekura nga katastrofa, ku edhe janë regjistruar shtatë të vdekur dhe disa të plagosur.

Në total, të paktën 8 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmeteve të fuqishmë të cilat e goditën Shqipërinë në orët e hershme të mëngjesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat