Sizmologu: Dëmet e mëdha - pasojë e tërmeteve të shtatorit

Shqipëria

Sizmologu: Dëmet e mëdha - pasojë e tërmeteve të shtatorit

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Një seri tërmetesh që goditën pjesë të Shqipërisë sot në mëngjes, përfshirë një tërmet shkatërrimtar, kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Sizmologu grek Efimios Lekas thotë se shkaqet kryesore ishin shqetësimi tektonik nga muaji shtator.

Tërmeti i këtij mëngjesi është, sipas ekspertëve, më i fuqishmi që goditi Shqipërinë në 30 vjetët e fundit.

Dëmet e mëdha materiale, sipas Lekës, është rezultat i tërmeteve të shtatorit që dobësuan strukturën e ndërtesave.

“Këto objekte, struktura e të cilave u dobësua në tërmetet e shtatorit, janë shembur dhe kanë zënë shumë njerëz sot”, tha Lekas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat