Nga tërmeti humb jetën edhe një oficer i Policisë

Shqipëria

Nga tërmeti humb jetën edhe një oficer i Policisë

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Mediat në Shqipëri raportojnë se një oficer policie është nxjerrë i pajetë nga Kavaleshenca në Durrës. Sipas informacioneve bëhet fjalë për Bajram Hajdarmataj.

Ngushëllime Policisë dhe Ministrisë iu ka shprehur presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

“Me keqardhje të madhe u shpreha sot përfaqësuesve të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura, nga Kavaleshenca e Ministrisë së Brendshme në Durrës, ngushëllimet më të thella e të sinqerta, për humbjen e jetës në krye të detyrës të kolegut dhe pedagogut të nderuar, Bajram Hajdarmataj.

Jam pranë familjarëve, miqve dhe kolegëve të Tij në këto momente tepër të rënda për ta!”, ka shkruar Meta në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat