Gjendet një grua e gjallë nën rrënoja, po mbahet në jetë me bombol oksigjeni

Shqipëria

Gjendet një grua e gjallë nën rrënoja, po mbahet në jetë me bombol oksigjeni

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 18:26
Pamje nga videoja

Në lagjen nr. 18 në Durrës te pallati gjashtë katësh vijon operacioni i kërkim shpëtimit të personave që janë ende nën rrënoja.

Pallati ndodhet pas stadiumit ‘Niko Dovana’, ndërsa një grua është lokalizuar e gjallë nën rrënoja dhe po punohet për ta nxjerrë.

Gruas që është me shenja jete i është dhënë bombol oksigjeni. Nën rrënoja mendohet se janë edhe pesë persona të tjerë .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat