Edi Rama merr një vendim për familjet që kanë mbetur pa shtëpi pas tërmetit

Shqipëria

Edi Rama merr një vendim për familjet që kanë mbetur pa shtëpi pas tërmetit

Nga: G.B Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 18:51
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas tërmetit që ka ndodhur, ka marrë vendim që të nënshkruajë marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Dimri nuk kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda, prandaj qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, t’i kalojnë edhe festat e fundvitit në kushte optimale bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit jo vetëm të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë, po edhe të mësojnë në kushte optimale

#ShqipëriSolidare??

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat