Meta anulon pritjen shtetërore për festat e Nëntorit

Shqipëria

Meta anulon pritjen shtetërore për festat e Nëntorit

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 19:46
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka vendosur të anulojë pritjen shtetërore me rastin e Ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë.

"Nisur nga situata e rëndë e fatkeqësisë natyrore që goditi vendin tonë dhe që për fat të keq shkaktoi humbje jetësh të qytetarëve, plagosje dhe dëme të jashtëzakonshme materiale si dhe nga rëndësia prioritare e përqendrimit të të gjitha forcave e energjive për të përballuar pasojat katastrofike të kësaj tragjedie, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta ka vendosur të anulojë Pritjen Shtetërore organizuar me rastin e ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë, planifikuar për në datën 28 nëntor 2019, në orën 19:00, në Pallatin e Brigadave, Tiranë", thuhet në njoftimin e Presidencës.

Qeveria shqiptare ka vendosur të shpallë ditën e nesërme ditë zie kombëtare. Ky vendim i qeverisë vjen pas tërmetit katastrofik që goditi sot Shqipërinë, duke lënë të paktën 21 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat