U nxor e gjallë, por 30 vjeçarja vdes në spital, i bashkohet të bijës në parajsë

Shqipëria

U nxor e gjallë, por 30 vjeçarja vdes në spital, i bashkohet të bijës në parajsë

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 20:50
Pas termetit

30 vjeçarja që u nxor e gjallë nga një pallat 6 katësh në Durrës, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Diana Meçaj, ndërroi jetë në spital, pas plagëve të rënda që mori.

Ndërsa, më herët nga rrënojat u nxor e vdekur edhe vajza e saj e mitur vetëm 8 vjeç,

Kështu, numri i viktimave nga tërmeti katastrofal i sotëm, arrin në 23.

Ndryshe, nga ky tërmet ka ndërruar jetë edhe një kosovar nga Gjilani, derisa trupi i vëllai të tij po kërkohet nga ekipet e kërkim shpëtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat