“Mos mbetem sakate”, Rama i jep kurajo të moshuarës: Të kanë marrë mësysh. Do ngrihesh në këmbë

Shqipëria

“Mos mbetem sakate”, Rama i jep kurajo të moshuarës: Të kanë marrë mësysh. Do ngrihesh në këmbë

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 22:34
Edi Rama

Një tërmet katastrofik me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, goditi vendin mëngjesin e ditës së sotme.

Kryeministri Edi Rama ka vizituar mbrëmjen e sotme, disa nga të lënduarit nga tërmeti, që janë shtruar në spitalin e Traumës.

Gjatë vizitës në spital, Rama u njoh me gjendjen e një të moshuare.

"Jam prej Mokre mor kryeministër. Isha në Tiranë në Selitë, për vizitë te vëllai. Vetëm të mos mbetem sakate", tha ajo.

Kryeministri e ka inkurajuar me përgjigjen e tij:

"Të kanë marrë mësysh por syri i keq do të plasë dhe ti do ngrihesh në këmbë".

Qeveria shqiptare ka vendosur të shpallë ditën e nesërme ditë zie kombëtare.

Ndersa Presidenti Ilir Meta ka anulluar pritjen shtetërore me rastin e Ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat