“Jetimat e Ballkanit” dërgojnë ndihma në Durrës, Halil Kastrati e fillon shkrimin me një lutje Zotit

Shqipëria

“Jetimat e Ballkanit” dërgojnë ndihma në Durrës, Halil Kastrati e fillon shkrimin me një lutje Zotit

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 06:23
Halil Kastrati

Drejtori i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka bërë të ditur se ka vizituar të prekurit nga tërmetet në Thumanë – Durrës.

Siç ka shkruar Kastrati në Facebook, ai ka parë një angazhim maksimal dhe të palodhur të FSK-së dhe Policisë së Kosovës të cilët po gërmonin pa ndalur për ti nxjerrë nga rrënojat, trupat që mund të jenë nën to.

Shkrimin e tij në Facebook, Kastrati e ka filluar me një lutje Zotit.

“Lehteso e mos veshtireso o Zot”, ka shkruar fillimisht Kastrati.

Kastrati gjithashtu, duke përshkruar gjendjen, ka thënë se ajo çfarë kanë parë aty është prekëse.

“Prekëse ajo që po e shohim këtu, lot e vaj, në anën tjetër duke ardhur ndihma të mëdha nga krejt qytetet e Kosovës dhe mbarë shqiptarisë”, ka shkruar Kastrati.

Ai ka falënderuar edhe ata që kanë ndihmuar në aksionin e sotëm, duke bërë të ditur se gjashtë furgone të stërmbushur me gjëra ushqimore, higjienike, veshmbathje, batanije dhe gjësende tjera tanimë kanë arritur në Thumanë.

Postimi i plotë i Kastratit në Facebook:

Lehteso e mos veshtireso o Zot ?

Jetimat e Ballkanit ne Thumane – Durres

Prekese ajo qe po e shohim ketu, lote e vaj, ne anen tjeter duke ardhur ndihma te medha nga krejt qyetet e Kosoves dhe mbare Shqiptaris

Nje angazhim maksimal dhe te palodhur e pame te FSK dhe Policia e Kosoves qe germonin pa ndalur per ti nxjerr nga rrenojat trupat qe munde te jene nen to, JU PAÇIM GJITHMONE ❤️

Gjashte furgone te stermbushur me gjera ushqimore, higjienike, veshembathje e batanije dhe gjesende tjera arriten ne Thumane

Ne aksionit e sodit ndihmuan:

Faleminderit Arsim Kabashi Cima Construction

Faleminderit Erdin Fusha Abi center

Faleminderit Trim Kapo Ademi

Faleminderit Arpagjiket – Prizren

Faleminderit Plisat – Prishtine

Faleminderit qytetare te Prizrenit

Shume interesim i madh i mbare shqiptareve per te ju dale ne ndihme motrave dhe vellezerve ne Shqiperi

Ne Thumane na priten edhe Arian Agushi dhe hoxhe Ahmed Ilmi Kalaja te cilet ishin gjate tere dites duke ndihmuar e kontribuar per banoret atje

Shoqata jone i ka dyert e hapura per te gjithe te interesuarit qe ti sjellin ndihmat e tyre per Shqiperi
O Zot meshiroj te vdekurit, sheroj te lenduarit, forcoj familjet e viktimave dhe shperblej shqiptaret (sic).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat