Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Durrës dhe Tiranë

Shqipëria

Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Durrës dhe Tiranë

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 08:24
Edi Rama

(E plotësuar) - Kryeministri shqiptar në mbledhjen e hapur të qeverisë shqiptare tha se 28-29 Nëntori nuk do të jenë ditë feste, por ditë solidariteti për viktimat e tërmetit.

Më pas, Rama konfirmoi se sot pritet që të miratohet vendimi për ditën e zisë kombëtare dhe shpjegoi se pse nuk shpalli 3 ditë zie.

“Sot qeveria do të miratojë vendimin për ditën e zisë kombëtare. Këtu dua të shpjegoj se kjo ditë duke qenë se pararend dy ditëve të festave kombëtare e ka bërë të pamundur që të ishte më shumë sesa një ditë zie, sepse do të kishim dashur të ishte 3 ditë zie. Na ka pamundësuar që të imagjinojmë flamurin shqiptar në gjysmë shtizë në 28 dhe 29 Nëntorit ashtu sikundër është një normë e afirmuar se asnjëherë në ditët kombëtare të vendeve nuk mund të ketë zi. Sepse janë ditë që kanë brenda një kujtim të jetëve të dhëna për atdheun”, tha Rama.

Sipas tij, dy ditët më të rëndësishme 28-29 Nëntorit nuk mund të jenë ditë me përmbajtje festive.

“Mendoj të shihen si dy ditë solidariteti kombëtar, ku respekti për të shkuarën që ato mishërojnë të njehsohet me kontributin e gjithkujt që mund të ndihmojë”, tha Rama.

***

Kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe Durrës, pas tërmetit që deri tani raportohet se ka shkaktuar 26 viktima.

Edi Rama: Dua ti them të gjithëve që e kanë bërë të vetën këtë tezë pafajësish se çfarë është në të vërtetë gjendja e jashtëzakonshme dhe pa na dhënë kohën të bëjmë gjërat me radhë.

Dje nuk ka qenë momenti për këtë. Dje faktikisht ne kemi pasur komunikim me njëri-tjetrin, por vetëm në rrugë digjitale sepse të gjithë kemi qenë në pikë të frontit

Ne sot do të shpallim gjendje e jashtëzakonshme bazuar në kushtetutën dhe legjislacionin përkatës. Ashtu si kushtetuta dhe legjislacioni e shpjegojnë dhe duke nisur nga natyre e problematikës dhe situatës do të jetë një gjendje e jashtëzakonshme në perimetrin e dy rajoneve ku plagët janë më të hapura në Durrës dhe Tiranës. Gjendja e jashtëzakonshme nuk është thjesht çështje financash, por është një seri masash. Nuk e  di a janë të gatshëm ata që e predikonin për tiu nënshtruar këtyre masave. Kjo ka qenë arsye që ne kemi reflektuar, sepse gjendja e jashtëzakonshme përkon me marrjen ose krijimin e një niveli të ri të qeverisjes së situatës për një periudhë 30 ditore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat