Nxirren trupat e Pëllumb dhe Çelike Grekut, djali i tyre vdiq mbrëmë

Shqipëria

Nxirren trupat e Pëllumb dhe Çelike Grekut, djali i tyre vdiq mbrëmë

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Ekipet e kërkimit në Thumanë kanë nxjerrë nga rrënojat, trupat e pajetë të Pëllumb dhe Çelike Grekut.

Numri i viktimave nga tërmeti shkoi kështu në 29. Kujtojmë se djali i këtyre prindërve, Saimir, humbi jetën mbrëmë në spital, pavarësisht se merrte ende frymë kur e nxorrën nga rrënojat.

Familja Greku kishte pesë anëtarë, deri më tani janë konfirmuar pa jetë, prindërit Pëllumb dhe Çelike Greku dhe njëri prej djemve, Saimiri.

Shkon ne 31 numri i viktimave nga termeti, mbi 650 te plagosur, vijojne operacionet e kerkim-shpetimit ne Durres dhe Thumane, ka ende njerez nen rrenoja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat