Zbulohen emrat e dy të plagosurve që mund të dërgohen në Itali

Shqipëria

Zbulohen emrat e dy të plagosurve që mund të dërgohen në Itali

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 11:28
Foto nga tërmeti

Zbulohen emrat e dy të plagosurve që ka mundësi të dërgohen në Itali për mjekim më të specializuar.

Bëhet fjalë prë Xhesika Biqikun 20 vjeç dhe Marlind Shkodra 30 vjeç, informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi. 

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se po bëhet vlerësimi i parametrave shëndetësor.

"Është rasti i një djali i cili ka ardhur me traumë të kokës dhe gjymtyrëve, po vlerësohet për tu çuar jashtë dhe një vajzë e cila ka pasur 2 ndërhyrje kirurgjikale po vlerësohen parametrat” informoi sot ministrja Manastirliu nga spitali i Traumës ku vizitoi te plagosurit nga tërmeti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat