“Është çarë godina nga tërmeti”, i dënuari në burgun e Shënkollit apel për ndihmë në News24: Jemi të pasigurt

Shqipëria

“Është çarë godina nga tërmeti”, i dënuari në burgun e Shënkollit apel për ndihmë në News24: Jemi të pasigurt

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 12:02
Pamje nga video

Një kërkesë e pazakontë vjen nga burgu i Shënkollit në Lezhë. Një i dënuar që vuan dënimin në këtë burg ka telefonuar në News24 dhe ka kërkuar ndihmë.

Ai deklaroi se ka dëmtime të shumta brenda burgut por se askujt nuk i intereson.

“Ka dëmtime brenda burgut. Ka pësuar çarje nga të gjitha anët. Jemi të pasigurt. Ka ardhur drejtori dje por asgjë nuk është bërë. Askush nuk na ka pyetur. Të na çojnë në burg tjetër”, ka deklaruar i dënuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat