Tragjedia në familjen Lala/ Kërkime dhe me qen, ja çfarë po ndodh në rrënojat e banesës. Dëshmitë: Dolën pas tërmetit të parë por…

Shqipëria

Tragjedia në familjen Lala/ Kërkime dhe me qen, ja çfarë po ndodh në rrënojat e banesës. Dëshmitë: Dolën pas tërmetit të parë por…

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 12:04
Pamje nga video

Vijojnë kërkime intensive në gërmadhat e mbetura të banesës së familjes Lala në Kënetë të Durrësit.

Mëngjesin e sotëm janë çuar në vend edhe qen për të zbuluar se ku mund të jenë 6 pjesëtarë të tjerë të kësaj familjeje që ende nuk janë gjetur.

Por pasi kanë qëndruar disa minuta ata janë larguar, çka tregon për punonjësit e shpëtimit se në atë shtrat nuk ka persona.

Ndërkohë një dëshmi vjen nga fqinjët për natën e tërmetit. Ata kanë pohuar për gazetaren Dorjana Bezat se familja Lala ka dalë jashtë pas tërmetit të parë dhe më pas janë rikthyer në banesë dhe kanë qëndruar në katin e 2 për ta pasur më të lehtë për të dalë në rast rreziku, pasi kati i parë ka qenë i pabanueshëm vetëm me kolona.

Nga punonjësit e kërkimit dhe shpëtimit janë hequr inertet dhe janë përqendruar kontrollet tek ky kat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat