I burgosuri ngre alarmin: Ndërtesa ka pësuar çarje nga të gjitha anët, na çoni në burg tjetër!

Shqipëria

I burgosuri ngre alarmin: Ndërtesa ka pësuar çarje nga të gjitha anët, na çoni në burg tjetër!

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Një kërkesë e pazakontë vjen nga burgu i Shënkollit në Lezhë. Një i dënuar që vuan dënimin në këtë burg ka telefonuar në News24 dhe ka kërkuar ndihmë.

Ai deklaroi se ka dëmtime të shumta brenda burgut por se askujt nuk i intereson.

“Ka dëmtime brenda burgut. Ka pësuar çarje nga të gjitha anët. Jemi të pasigurt. Ka ardhur drejtori dje por asgjë nuk është bërë. Askush nuk na ka pyetur. Të na çojnë në burg tjetër”, ka deklaruar i dënuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat