Meta vlerëson shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Shqipëria

Meta vlerëson shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 14:29
Ilir Meta

Presidenti Meta ka folur për mediat e huaja pas tërmetit të një dite më parë.

Ai është shprehur se është e rëndësishme që të shpëtohen jetët e njerëzve dhe ka vlerësuar faktin që është shpallur gjendja e emergjencës.

Meta: Na duhet një plan emergjence për ditët në vijim. E rëndësishme është vetëm shpëtimi i njerëzve që ndodhen nën rrënoja.

Do të bëhet një vlerësim në total, por padyshim kjo kërkon kohë.

Fakti që është shpallur gjendja e emergjencës është një hap pozitiv.

Nuk do humbasim shpresën që mos të ketë më viktima dhe bilanci mos të rritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat