Rama thur lave për ushtarët e FSK-së: Heronj, si të dalë nga ndonjë film skematik amerikan i luftës

Shqipëria

Rama thur lave për ushtarët e FSK-së: Heronj, si të dalë nga ndonjë film skematik amerikan i luftës

Nga: G.B Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 15:27
Ushtari i FSK

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka lavdëruar ushtrinë e Kosovës për punën që po bëjnë në Shqipërinë, pas tërmetit që ka goditur vendin.

Ai ka publikuar në Facebook foton e një ushtari, duke thënë se mund të jetë fotoja e ditës, por që me aq nuk do të tregonte sa shumë mirënjohje meriton sot, kjo trupë e shkëlqyer e djemve dhe vajzave, si të dalë nga ndonjë film skematik amerikan i luftës, përcjell Bota sot.

Ai i ka quajtur heronj ata.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Edhe kjo mund të ishte thjesht një PHOTO OF THE DAY.

Por asisoj, fotoja e ditës nuk do të thoshte dot se sa shumë mirënjohje meriton sot, kjo trupë e shkëlqyer djemsh e vajzash, si të dalë nga ndonjë film skematik amerikan i luftës mes së mirës e të keqes - ku fituesi i luftës shihet qysh në fillim dhe tërë peripecitë e tij gjatë filmit kalohen kollaj, pasi fundi dihet?

Të bukur, të fortë, të aftë, të disiplinuar dhe të palodhur deri në përmbushjen me sukses të misionit, ata janë ndoshta produkti më spektakolar që ka nxjerrë lufta e Kosovës, në funksion të paqes së dinjitetshme, siç janë padyshim shembëlltyra më imponuese e shtetkrijimit të Kosovës??

Kjo trupë do të lerë në kujtesën time, bashkë me gjurmën e pashlyeshme të kontributit të saj human, në një ditë kaq të zezë fatkeqësie për Shqipërinë, shijen e paharrueshme të një shfaqjeje heroizmi jetësor, ku heronjtë ta mbushnin plot syrin, mu si nëpër filmat amerikanë.

#HEROES

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat