Rrëfimi prekës i 12 vjeçarit që humbi motrën dhe babain nga tërmeti

Shqipëria

Rrëfimi prekës i 12 vjeçarit që humbi motrën dhe babain nga tërmeti

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 16:10
Alesio Cakoni

Një rrëfim prekës ka ardhur nga Spitali i Traumës në Tiranë, ku një 12 vjeçar ka humbur motrën dhe babain nën rrënoja.

“Më ra rafti në këmbë dhe pastaj nuk mbaj mend gjë. Nuk e dikur rashë poshtë, por kur u zgjova pashë isha poshtë gurëve. Batania më ishte ngatërruar keq dhe nuk dilja dot. Fillova të bërtas dhe të kërkoj ndihmë. Erdhën disa burra dhe më nxorën”, deklaroi 12 vjeçari Alesio Cakoni për mikrofonin e Top Channel.

Ai ende nuk e di për motrën dhe babain, teksa i rrethuar nga familjarët e tjerë ai ende shpreson se siç ai shpëtoi vetëm me disa lëndime edhe ata të kenë shpëtuar njësoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat