“Tërmeti na ka vrarë të gjithëve”- Kryemadhi: Sot më shumë se kurrë të gjejmë forcë e besim në Zot

Shqipëria

“Tërmeti na ka vrarë të gjithëve”- Kryemadhi: Sot më shumë se kurrë të gjejmë forcë e besim në Zot

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 18:36
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se sot më shumë se kurrë duhet ë gjejmë forcë e besim në Zot, për të kaluar situatën e rëndë të krijuar pas tërmetit të fuqishëm, me pasoja tragjike, që goditi vendin.

Në facebook, Kryemadhi shkruan se “tërmeti na ka varrë të gjithëve”, ndërsa shtoi se solidariteti dhe dashuria, është forca jonë.

Kryemadhi i ka kërkuar qeverisë që të përqendrohet në shërbimin ndaj njerëzve të prekur nga kjo tragjedi dhe të lenë “fjalimet dhe shfaqjet meiatike”.

Postimi i plotë:

Mes dhembjes së pamatë sot në ditën e zisë kombëtare, i lutem Zotit me besim dhe shpresë për të shpëtuar jetën e cilitdo që gjendet ende nën rrënojat e tërmetit shkatërrimtar.

I lutem Zotit t’iu japë forcë dhe ngushëllim të gjithë atyre që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, që ta përballojnë dhembjen e madhe.

Sot më shumë se kurrë duhet të gjejmë forcë me besim në Zot dhe me dashuri pranë njëri-tjetrit, sepse tërmeti na ka vrarë të gjithëve, por forca e dashurisë për njëri-tjetrin na bën më të fortë!

I lutem Zotit t’i japë forcë dhe arsye qeverisë, që të kuptojë se shërbimi ndaj të gjithë njerëzve të prekur nga pasojat e tërmetit, është më i rëndësishëm se fjalimet dhe shfaqjet mediatike.

Solidariteti dhe dashuria është forca jonë!

Pamjet nga Mesha e Lutjes në Katedralen e Shën Palit, Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat