Pas tërmetit shkatërrimtar, rrebeshe dhe shira të shumtë për disa ditë. Parashikimi për deri të hënën

Shqipëria

Pas tërmetit shkatërrimtar, rrebeshe dhe shira të shumtë për disa ditë. Parashikimi për deri të hënën

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 18:40
Ilustrim

Pas tërmetit dramatik që solli shkatërrime të shumta në Durrës dhe Thumanë, nesër pritet të nisin reshjet intensive të shiut, duke e ndërlikuar situatën dhe operacionet e kërkimit.

Sinoptikania Adiola Bani tha për “News 24” se do të ketë shira e rrebeshe.

“Mesdita e nesërme do të sjellë shira të dendur, që do të jenë edhe në formën e rrebesheve. E hëna pritet që të sjellë një normalizim. Do të ketë shira dhe do të jetë situatë më problematike. Deri në fundjavë nuk do kemi luhatje të mëdha të temperaturave, duke pasur temperatura nga 19-20 gradë celsius”, deklaroi Bani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat