"Kap ç'a të kapësh", banorët e Durrësit kthehen në shtëpitë e dëmtuara për rrobat

Shqipëria

"Kap ç'a të kapësh", banorët e Durrësit kthehen në shtëpitë e dëmtuara për rrobat

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 21:08
Pamje nga termeti

BOOM ishte sot në Durrës, një ditë pas tërmetit që dëmtoi rëndë qytetin.

Brenda rrënojave të "Tropikal 3" u gjetën të pajetë dy vëllezërit kosovarë nga Gjilani.

Veç dëmeve në njerëz dhe atyre materiale, panik ka edhe ndër banorët që kanë mbijetuar.

Banorët e një pallati që tërmeti e dëmtoi nga gjysma e poshtë duke hapur zgavra janë nën ankth.

"Janë dëmtuar banesat, kam tre djem. Kolona thonë që s'ka problem, por  tullat kanë rënë. Mbrëmë djali i madh mori shtëpi me qira, dy të tjerët fjetën në makina. Nuk kam si të iki, kam shtëpitë këtu."

"Kam frikë, por jemi pa rroba dhe asgjë. Shtëpinë e kam në katin e nëntë."

"Më duhet të marr gjërat për fëmijët."

"Janë prishur muret e mesme, mbrëmë fjeta te kunati."

"Janë bërë fëmijët me stres, nuk hyjnë brenda në shtëpi."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat