Vetëvendosje nis 70 automjete me mbi 200 ton ndihma drejt Shqipërisë

Shqipëria

Vetëvendosje nis 70 automjete me mbi 200 ton ndihma drejt Shqipërisë

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 23:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Lëvizja Vetvendosje ka nisur dhjetra kamionë me ndihma drejt Shqipërisë.

Janë rreth 33 kamionë dhe maune që kanë kaluar Rrugën e Kombit dhe dhjetra furgone. Automjetet me ndihma ndodhen pranë zonave të goditura nga tërmeti.

Janë më shumë se 200 ton ndihma që Lëvizja Vetvendosje ka mbledhur në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti në Shqiperi. Një pjesë e ndihmave do të shkojnë për banorët e prekur në Durrës dhe pjesa tjetër në Thumanë.

“Jemi në kontakt me autoritetet dhe shtabet e emergjencës në Shqipëri e do të vazhdojmë të ndihmojmë sa mundemi. Zyra jonë në Prishtinë është e hapur për grumbullim ndihmash përditë, nga ora 8:00 deri në 22:00. Edhe zyrat në qendrat e tjera, po ashtu janë në funksion të grumbullimit tē ndihmave. Do të ketë konvoje që dërgojnë ndihma edhe nesër, e në ditët e tjera”, – thotë Lëvizja Vetvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat