Bes Kallaku heq këpucët dhe ja jep njërit prej të prekurve nga tërmeti

Shqipëria

Bes Kallaku heq këpucët dhe ja jep njërit prej të prekurve nga tërmeti

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 06:33
Bes Kallaku

Një tërmet katastrofik me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, goditi vendin mëngjesin e ditës së djeshme.

Mësohet se nga tërmeti kanë humbur jetën 30 persona.

Nuk ka munguar solidariteti në lidhje me tragjedinë që i ndodhi Shqipërisë.

Pranë tyre kanë shkuar edhe çifti i njohur i shoubizit shqiptar, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj.

Siç shihet në video, Besi ka hequr këpucët e tij dhe ja ka dhuruar njërit prej të prekurve nga tërmeti.

E prekur nga gjendja e tyre ka mbetur edhe Xhensila e cila gjatë takimit me të prekurit nga tërmeti është përlotur.

“Në prani të dhimbjes me familjet e prekura nga tërmeti. Secili sipas mundësisë ti gjendet pranë kujt mundet e si të mundet”, ka shkruar Xhensila në një postim në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat