Shokët e klasës i bënë torten e ditëlindjes, pa e ditur se shoku u vdiq në termet!

Shqipëria

Shokët e klasës i bënë torten e ditëlindjes, pa e ditur se shoku u vdiq në termet!

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 10:12
Hasan Cara

Tërmetit të së hënës nuk i shpëtoi dot as i riu nga Durrësi Hasan Cara.

Po të ishte gjallë ai sot do të festonte ditëlindjen e tij të 18 së bashku me shokët e shoqet, ashtu edhe siç e kishte planifikuar.

“Kemi nevoj per nje informacion urgjent. Duam te dime nese Hasan Cara jeton sepse nxenesit po me kalojne shok. Qarkullojne informacione qe eshte gjalle. Ju lutem kush ka informacion te na thote.
I bene torten e ditelindjes sepse ai sot ben 18 vjec!”, ka shkruar në një grup në Facebook një nga mësimdhënësit e tij.

Por përgjigjen e hidhur u ka dhënë kushërira e tij, duke treguar se ai nuk përballoi dot plagët e marra.

Ishte mosha ideale e kalimit nga adoleshenca drejt rinisë së tij dhe zgjedhjes së një rruge në jetë

Gjimnazisti 18-vjeçar jetonte në Thumanë, pikërisht në njërin nga pallatet e shembura, kurse gjimnazin e kryente në Fushë-Krujë.

Shokëve u kishte thënë një muaj më parë se do të mblidheshin sot për ditëlindje. Por ata, u mblodhën sot për një fat më tragjik për shokun e tyre të shkollës: përcjelljen e tij në banesën e fundit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat